Një nga zonat, që po vuan edhe pasojat më të rënda pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot vendin tonë është Thumana.
Sipas informacioneve që vijnë nga kjo zonë, mësohet se një person është nxjerrë i gjallë nga kati i pestë i një pallati, ndërkohë që gruaja e tij bashkë me katër fëmijët është ende nën rrënoja.
Mësohet se emri i personit të shpëtuar është Bert Cara./ apel.media