Shpërthime në Irak, raketa në zonat e godinave qeveritare

Në Kryqeqytetin e Irakut, Bagdat, janë ndjerë dy shpërthime të fuqishmë mbrëmjen e djeshme.

Agjensia e lajmeve Reuters raporton se tre raketa të llojit Katjusha kanë rënë brenda një hapësire mjaft të fortifikuar që njihet si zona e gjelbër, ku ndodhen godinat qeveritare dhe ato të misioneve ndërkombëtare në vend.

Nga raportimet bëhet me dije se të paktën një prej raketave ka rënë në një distancë prej 100 metrash nga Ambasada Amerikane në Bagdat teksa mungon informacioni i mëtejshëm në lidhje me shkakun dhe personat përgjegjës. /apel.media