Shpërthim në Mitrovicë, çfarë ndodhi gjatë natës në veri të Kosovës

Mediat në Kosovë kanë raportuar se veriun e Mitrovicës pas mesnatës ka patur një shpërthim. Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëm...

Mediat në Kosovë kanë raportuar se veriun e Mitrovicës pas mesnatës ka patur një shpërthim.

Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug./Gazeta Express

Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.