Një shpërthim i një banese gjatë mbrëmjes së sotme ka tronditur një fshat në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shpënzë të Gjirokastrës, ndërsa pronari i banesës që iu vendos tritol është Fadil Tola.
Sipas raportimeve të policisë, besohet se shkak për këtë ngjarje është bërë aktiviteti i djemve të Fadil Tolës, të cilët janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe u sulmuan si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.
Djemtë e familjes Tola njihen tashmë nga policia, për shkak të precedentëve të tyre penale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Mësohet se shpërthimi ka rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ku fillimisht u dëgjua një zhurmë e madhe, por pastaj u kuptua se kishte shpërthyer një sasi tritoli.
Famirësisht nga shpërthimi nuk pati të plagosur por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./apel.media