Shpërthen Nano: Këngët shqiptare ta shpifin,përcjellin banalitet

Mustafa Nano  ka kritikuar ashpër këngët shqiptare , kryesisht ato rep.Sipas Nanos tekstet e tyre përcjellin banalitet dhe nuk kanë asnjë mesazh.

Ndër të tjera ai ka kritikuar edhe një këngë të këngëtares së famshme Tayna-s me Dafina Zeqirin me titull “Bay Bay” , ku thekson se ta shpif.

Monologu i plotë:

Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube.

Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq, Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksiste, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale.

Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdornin një gjuhë kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura.

Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tektet e këngëve. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!/apel.media