Aktori dhe regjisori, Laert Vasili, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’iu përgjigjur kritikave të shumta ndaj tij, ironinë.
I ftuar në “Politiko On/Of”, Vasili ka kundërshtuar përmes pohimit sulmet ndaj tij se ‘është blerë nga Rama’, kur tha që “është ‘shitur’ miliarda euro dhe prandaj fundjavat i kalon në njërën prej 5 vilave që ka rrotull Tiranës”.
Në këtë mënyrë, përmes ironisë Vasili ka ‘shigjetuar’ edhe kryeopozitarin Basha, i cili shpesh akuzohet nga kundërshtarët e tij politik për vilat e blera gjatë perjudhës së tërmetit dhe pandemisë, e për të cilat thotë se janë me qira.
“Unë jam shitur miliarda euro dhe prandaj fundjavat i kaloj në njërën prej 5 vilave që kam rrotull Tiranës. Unë jap kurse online falas kush do të ndjekë shembullin tim.
Padrejtësi është që pardje u dhunua busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut në Korçë. Ky është një llahtar”, tha Vasili.