Shpërthen bombola e gazit në një apartament në një lagje të Fierit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një bombël gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Ngjarja është regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’.

Fatmirësisht nuk ka sjellë dëme, por frika te njerëzit ka qenë e madhe.

Menjëherë është lajmëruar edhe zjarrfikësja, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është mbyllur vetëm me disa dëme materiale. /BalkanWeb