Shpërndanin lëndë narkotike kanabis, Policia e Elbasanit arreston 18-vjeçarin si dhe proçedon penalisht 2 të tjerë

ilustruese

Policia Elbasan ka arrestuar shtetasin B.F pasi gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasi E. D. ( i papajisur me leje drejtimi), gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

Njoftimi nga Policia:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. F., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 17 vjeç dhe R. B., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin tip “Renault”, që drejtohet nga shtetasi E. D. ( i papajisur me leje drejtimi), gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa