Shpërndanin kartëmonedha eurosh false në Tiranë, arrestohen 2 persona

Ditën e sotme, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit.

U.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

N.P., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këta të fundit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartëmonedha të falsifikuara dhe aparate celular.

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim./apel.media