Ish kryetari i Bashkisë së Vlorës ishte shpallur në kërkim nga Policia e shtetit. Prokurori i Tiranës ka firmosur urdhër-arrestin për Agim Kajmakun me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të formularëve” si dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Pas kontrolleve dhe mbykëqyrjes në banesat e tij, policia nuk arriti dot që të arrestonte Kajmakun, i cili prej disa ditësh po qëndron në arrati. Avokati dhe familjarët e tij po negociojnë për dorëzim vullnetar të tij, veprim i cili do t’i sillte me 1/3 ulje të dënimit.
Sipas informacioneve, avokati i Agim Kajmakut ka kërkuar garanci se Kajmaku nuk duhet të bëjë asnjë ditë në qeli, nëse vetëdorëzohet dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e biznesit të tij. Një kërkesë e tillë vjen pasi pritet të ketë një hetim për pasurinë e tij, pavarësisht deklarimit të bërë në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive./apel.media