Shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naim Krasniqi-Jashanica.

Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar 3 vite, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim.

I llogaritet edhe koha ne paraburgim dhe i konfiskohet “BMW” me targa te huaja.

Ragip Sallova për shkak të veprave terroriste 4 vite, Sadri Ramabaja 5 vite, Behxhet Luzha fajtor sepse ka ditur se të tjerët po kryej vepra edhe për mos lajmërim të veprës penale 2 vite.

Halim Halimi, dënim me burg 3 vite, raporton Betimi per drejtesi. Bajrush Konjusha shpallet fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, edhe për terrorizëm 3 vite dhe gjobë 300 euro.

Rexhep Topllana 2 vite, ndërsa Murat Jashari i konfiskohet arma dhe për të shqyrtohet masa e trajtimit te detyrueshëm për 10 vite.