Shokon dietologia/ Arseniku në ujin e pijshëm, pa kriter

Dietologia e famshme Blerina Bombaj, ka ngritur një shqetësim jo të zakontë, madje as  të kapur edhe nga vëmendja jonë, e që ka rrezik është jashtë kontrollit shtetëror, siç është përmbajtia e elementeve përbërës në ujin e pijshëm, kryesisht ato të rrezikshëm për shëndëtin. Sipas dietologes uji i pijshëm ka përmbajtie arseniku dhe instancat shtetërore as që kanë idenë për kontrollin e tij.

Statusi i plotë:

SA ARSENIK KA UJI QE PIME? THIRRJE PER NJE PERGJIGJE!

Nje nga burimet me shqetesuese te Arsenikut dhe me te perfolura se fundmi eshte orizi. Por duke hulumtuar pak, meson se edhe uji i rrjetit dhe uji i pijshem mund te jete burim i arsenikut ne nivele shqetesuese. UNICEF eshte nje organizate qe ka marre nisma te ndryshme per te ulur ekspozimin ndaj arsenikut nepermjet ujit ne bote. A mund te na thote dikush se sa info ka per permbajtjen e arsenikut ne ujin ose ujrat e vendit tone? Po per tokat e mbjella, a behen analiza per kete metal te rende?

Nese deshironi edhe ju nje pergjigje, ju lutem te shperndani kete pyetje.

Shkruan dietologia duke ngritur kështu një nga shqetësimet më të mëdha të konsumit dhe sigurisë që lidhet me ujin e pijshëm, elementi më kyç i shëndetit dhe organizmit të njeriut./apel.media