Shoferi i autobusit që u aksidentua ditën e djeshme në Kroaci shoqërohet në prokurori

Mediat Kroate raportuan ditën e sotme në lidhje me aksidentin tragjik që u shkaktua ditën e djeshme, ku mbetur të vdekur 10 persona.  Ata raportuan se shoferi i autobusit është parë duke u shoqëruar në prokurori , i prangosur.

Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, pas këtij intervistimi, Zyra e Avokatit të Shtetit do të marrë edhe vendimin  për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, ku do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim.

Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit kosovar përcillet për tek prokurori.