Shkundet sërisht Shqipëria. Tërmet 3.6 ballë, 20 km nga Tirana

Një tërmet 3.6 ballë i shkallës rihter, ka rënë rreth orës 10 e 9 minuta të mëngjesit të sotëm, vetëm 20 km larg Tiranës në dredjtimin veri -lindje. Tërmeti ka patur epiqendrën në thellësinë 6,2 milje në thellësi të tokës.

Ky është tërmeti I parë për muajin Nëntor në Shqipëri. Kujtojmë se në Shtator dhe tetor Shqipëria u lekund disa herë në tërmete të fuqishme që shkaktuan dëme serioze në banesa kryesisht në Tiranë dhe pjesën qëndrore të Shqipërisë.

Pritet njoftim zyrtar I qendrës sizmologjike për të përcaktuar nëse ka patur dëme apo jo dhe lokalizimin e saktë të kordinatave./apel.media