Shkuan për t’i vjedhur kanabisin në stan, babë e birë plagosen me thikë pasi nga 3 hajdutët

foto ilustruese

Dy persona, babë e bir janë plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi u përleshën me 3 persona që iu futën natën në stan për t’i vjedhur.

Burime për median bëjnë me dije se 3 personat, ende të paidentifikuar, kishin shkuar në banesën e F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç për t’i vjedhur sasinë e kanabisit që ata kishin fshehur në stan.