Shkrumbohet makina e kreut të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës

Është shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini. Makina e djegur është tip “Fuoristradë Ford”, ndërsa pron...
Shkrumbohet makina e kreut të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës
Foto: Shkrumbohet makina e kreut të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës

Është shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini.

Makina e djegur është tip “Fuoristradë Ford”, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës së Drinit.

Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.