Shkrimtarja Ledia Dushi publikon librin e ri

Poetja, studiuesja dhe përkthyesja Ledia Dushi , ka publikuar librin e ri me titull: N’nji fije T’thellë gjaku. Sipas Ardian Kyçykut, poezia e Dushit nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë. Gjithashtu Kyçyku thekson se poezia e mirëfilltë fton dhe gjen.