Shkrimtarja e famshme britanike, Lindsay de Feliz, është gjetur e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj, pasi më parë ishte shpallur e zhdukur.
Nën hetim për këtë çështje janë vënë disa njerëz, përfshirë bashkëshortin e saj, Danilon dhe djalin e burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.
Sipas raportimeve paraprake rezulton se 60-vjeçarja ishte mbytur. Trupi saj u gjet i varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion.
Zbulimi u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile.
Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë së saj.
Policia arrestoi Danilon dhe djalin e tij Dani për ngjarjen pasi u verifikua se tërhoqën në bankë 283 dollarë pas zhdukjes së shkrimtares.
Ata i thanë policisë se i tërhoqën paratë për të ndihmuar në gjetjen e Lindsay.
Por policia dyshon se ata janë përgjegjës për zhdukjen dhe vrasjen e saj.
Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë.
Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës./apel.media