Mësohet se 1900 forca policie janë të angazhuar në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.
Njëri prej policëve ka mbërritur në pallatin ku jetonte nëna e tij në Thumanë. Mësohet se vetë ai u angazhua për të shpëtuar nënën nga rrënojat dhe banorët e tjerë.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana./ apel.media