Shkolla teknike ekonomike në Tiranë bën ofertë për nxënësit në nevojë/ Çfarë përfitojnë

Shkolla teknike ekonomike në Tiranë bën ofertë për nxënësit në nevojë dhe me rezultate motivuese.

Bëni zgjedhjen e duhur, zgjidhni Arsimin Profesional, nxënësit e arsimit profesional përfitojnë *mbështetje financiare nga shteti sipas kategorive sa më poshtë:

𝐕𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐠𝐣𝐲𝐬𝐦ë 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥.*

Nxënësit të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me 𝐧𝐨𝐭ë𝐧 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐭𝐚𝐫𝐞 𝟵 (𝗻ë𝗻𝘁ë) deri në 𝟭𝟬 ( 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁ë) dhe regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë bursë të plotë.

🔹Nxënësit në zonat rurale me largësi 5 km nga shkolla akomodim falas në konvikte.

🔹Nxënësit të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, u sigurohen falas:

  • Bursë, në varësi të të ardhurave familjare për frymë,
  • akomodimi/fjetja,
  • shërbimi shëndetësor,
  • veshmbathje, libra dhe fletore (10,000 lekë në vit)
  • shërbimi dentar dhe medikamentet.
  • pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore

🔹Nxënësit të cilët kanë përfituar statusin ligjor të invalidit paraplegjik, tetraplegjik, statusin ligjor të personave që nuk shikojnë, të personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen falas:

  • Bursë e plotë
  • akomodimi/fjetja,
  • shërbimi shëndetësor,
  • shërbimi dentar dhe medikamentet
  • mësues ndihmës, pas vlerësimit të nevojës për arsim profesional të nxënësit me aftësi të kufizuar.

🔹Nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët ndjekin shkollat e mesme profesionale, përfitojnë falas:

  • Bursë e plotë,
  • veshmbathje, libra dhe fletore, (10,000 lekë në vit)