Shkoi të ndizte pompën e ujit, vdes 53 vjeçarja në Kukës

Një 53 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kukës për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, 53 vjeçarja me iniciale Z.O. shkoi për të ndezur pompën, por për shkaqe ende të paqarta e ka kapur korrenti duke ndërruar jetë ne vend.

Mësohet se gruaja është dërguar me urgjencë në spital, por ka qenë pa shenja jete.

Kukës/ Informacion

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompëm e ujit e ka zënë korrekti.

Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

APEL.MEDIA