Arsenali ka patur një dekadë të vështirë, duke kaluar nga një prej pretendentëve kryesor për titull, në konkurentë për të arritur në 6 vendet e para. Ekipi i tyre i Dekadës i cili është bazuar në statistika ka disa përfshirje interesante.
Dekada e mëparshme përfshiu suksesin e fundit të titullit të Premier League për “Topçinjtë e Londrës” në vitin 2004, por në dekadën që po lëmë pas, ka pasur vetëm tre Kupa të FA për tifozët për të festuar, dhe momentin kur ata e përfunduan garën e tyre në top katërshe.
Kjo rënie e madhe tregohet në faktin që skuadra e tyre e dekadës, bazuar në statistikat e WhoScored.com, përfshin mbrojtësin të cilin e kanë përqeshur shumë, Shkodran Mustafi, të cilin ndoshta shumica e tifozëve do të preferonin ta shihnin në ndonjë “meme” në rrjetet sociale.
Në këtë skuadër ka vend edhe për Samir Nasri, i cili u largua në vitin 2011 nga Emirates Stadium, Alex Song dhe Robin van Persie të cilët u larguan në vitin 2012. /apel.media