Shkodër, trafikonin drogë- Në pranga dy menaxherët dhe këngëtari i lokalit

Forcat speciale RENEA dhe Policia e Shkodrës kanë përmbyllur operacionin e koduar “Klubet e natës”. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 shtetas. Mes tyre janë një këngëtar vendas. Ndërsa pronari i lokalit është shpalluar në kërkim.

Mësohet se shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shitur dhe kanë shpërndarë lëndë narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor, ka arritur edhe përmbylljen e hetimeve me këtë aksion. Nga ana tjetër Policia e Shkodrës, po vijon kontrollin në shumë lokale të tjera.

Ndërkohë që janë ndaluar shtetasit si më poshtë :

  1. V., 29 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
  2. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”.
  3. J., 57 vjeç, këngëtar në klub, lindur në Muriqan dhe banues në Shkodër.

Ndër të tjera është bërë dhe shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M. Janë  proceduar në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër./apel.media