Shkodër, shkon në spital me plagë plumbi në krah, nuk dihen rrethanat e plagosjes së 24-vjeçarit

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushan të Shkodrës. I riu me iinicialet I. M., 24 vjeç, është paraqitur mëngjesin e sotëm në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, por ende nuk ka një informacion se si i mori ai ato plagë.

24-vjeçari ka marrë plagë në krahë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Plagosja është ende në rrethana ende të paqarta,  ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.