Në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka ndodhur një aksident pasditen e sotme.
Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe mësohet se drejtuesi i njërës prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa shtetasi tjetër me inicialet G. H., është në gjendje të rëndë duke u kuruar në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motoçikleta,
Njëri nga drejtuesit e motoçikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./apel.media