Shkodër/Merr flakë furgoni i udhëtarëve

Një furgon që transportonte udhëtarë është djegur sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kolaudimit të mjeteve në këtë qytet.

Burimet bëjnë me dije se se mjeti sapo kishte dalë nga lavazhi dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se furgoni që përdorej për transport udhëtarësh në zona të ndryshme, mund të ketë pësuar një defekt teknik. Ndërkohë, shoferi sapo mjeti është përfshirë nga flakët, ka dalë me shpejtësi prej aty.