Shkodër/ Luhatjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, shkaktojnë djegie të pajisjeve elektroshtëpiake

Teksa kryeministri lajmeroi krize te energjise elektrike dhe per pasoje rritje te çmimit per biznesin e madh, banoret e fshatit Shtoj i Ri ne Shkodër, vijojne te vuajne mungesen e energjise sa here ka reshje shiu.

Mediat lokale deklarojnë se gjate javes se fundit ka patur luhatje te vazhdueshme te energjisë elektrike, duke shkaktuar djegie te pajisjeve elektroshtepiake, per te cilat askush nuk pergjigjet.

Kryeplaku i fshatit Shtoj i Ri Bahri Pepiq thote se eshte ankuar disa here. Paradoksal eshte fakti se ky fshat eshte pjese e bashkise Shkoder, por energjia ka kaluar si pjese e Malesise se Madhe.

Banoret prej vitesh vuajne mungesen e nje rrjeti elektrik! Ne prag te stines se dimrit ata apelojne drejt OSHEE qe te marre masa per permiresimin e sherbimit elektrik pasi jane taksapagues te rregullt te energjise, tashme edhe me çmim te rritur.