Shkodër/ Kërcënonte me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari

Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia në flagrancë, pasi ushtronte  dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri. Deklarata e policisë: Sekuestrohet në cilësinë e provës material...

Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia në flagrancë, pasi ushtronte  dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Deklarata e policisë:

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë

 Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”./old.apel.media