Shkodër/ I dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet 23 vjeçari

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikët u bë ndalimi i shtetasit: A. L. 23 vjeç, banues në Vermosh, Malësi e Madhe. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim Nr. 93, datë 10.02.2022,...
Shkodër/ I dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet 23 vjeçari
Foto: Shkodër/ I dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet 23 vjeçari

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikët u bë ndalimi i shtetasit: A. L. 23 vjeç, banues në Vermosh, Malësi e Madhe.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim Nr. 93, datë 10.02.2022, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në muajin gusht të vitit 2021, në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Nga hetimet e kryera dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ku vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.