Shkëputet ashensori në një pallat në Astir, plagosen dy gra, njëra në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në kryeqytet. Ashensori i një pallati në Astir është shkëputur dhe për pasojë janë plagosur dy zonja.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.