Shkencëtarja shqiptare fiton çmimin ndërkombëtar në neuroshkencë

Shqiptarja Esi Domi ka fituar çmimin prestigjoz në neuroshkencë. Ajo ka marrë Çmimin Ndërkombëtar si Kërkuese e re në Neuroshkencë, çmim ky që jepet në mbështetje të shkencëtarëve të rinj.

Ajo ka bërë krenar të gjithë kombin shqiptar, duke qenë një shembull frymëzimi për të gjithë ata të rinj që duan të anazhohen në neuroshkencë.

Esi Domi është nga qyteti i Elbasanit dhe punon në një nga institutet kërkimore të njohura në Suedi./apel.media