Shkëmbim zjarri ndaj RENEA-s, Zbulohen emrat e personave që vrau Xhevahir Jonuzaj

Xhevahir Jonuzaj, person i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë një aksioni  të RENEA-s , pati një shkëmbim zjarri mes tij dhe efektivëve ndërsa mbeti i plagosur me plumb në këmbë.

Ditën e sotme janë zbardhur disa detaje të reja në lidhje me këtë çeshtje, ku mësohet arsyeja se përse është arrestuar Jonuzaj.

Mësohet se personat që ky i fundit ka vrarë në vitin 1999 janë Shezai Belaj dhe Shkelqim Gerhana.

Gjithashtu, në banesën e tij, policia ka sekuestruar një pistoletë tip ‘TT’ dhe një palë dylbi. Autori ka qëlluar dy herë me armën e zjarrit ndaj RENEA-s.

Vlenë të shtojmë se, për vrasjen e bërë në 99-ën u dënua me 25 vite burgim, ndërsa është gjithashtu përgjegjës për mbjelljen e disa parcelave me hashash gjetur në 2016- 2017./apel.media