Shkëmbehen të burgosurit- Irani liron studentin, Amerika shkencëtarin

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer dy të burgosur.

Kjo bëhet e ditur në kohën kur tensionet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha. Xiyue Ëang, student i arrestuar nga Irani, është përfshirë në këtë shkëmbim. Nga  ana tjetër, SHBA-ja ka liruar shkencëtarin iranian, Massoud Soleimani.

Shtëpia e Bardhë u shpreh se presidenti Donald Trump ka  thënë se Ëang është i lirë dhe se ai “do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara”. Ndërsa  ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, kishte njoftuar se shkëmbimi i të burgosurve do të bëhej së shpejti.

Xiyue Wang, shtetas amerikan, si dhe student i diplomuar në Universitetin Princeton, ishte duke kryer kërkime për tezën e diplomës së tij në Iran më 2016, kur u arrestua dhe u akuzua nga Irani për “spiunim”.

Ai u dënua për spiunazh me 10 vjet burgim. Ndërsa, Massoud Soleimani, ekspert i qelizave, ishte arrestuar në Çikago në tetorin e vitit 2018, dhe  akuzohet  se ka tentuar të eksportojë materiale biologjike në Iran./apel.media