Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit.
Pavarësisht se u konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik e ankimoi më vonë vendimin e KPK, pasi gjyqtari kishte probleme me justifikimin e pasurisë.
Kujtojmë se Muçi u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta, pavarësisht se nuk ishte shpallur vendimi i KPK-së.
Kushtetuesja do të futet sërish në ngërç pas shkarkimit të Besnik Muçit, pasi ngelet sërish me tre anëtarë.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pasi materialet e DSIK treguan se Muçi nuk justifikonte dot blerjen e një apartamenti, ndërkohë që edhe kishte udhëtuar me dy persona me precedentë penalë./apel.media