Shkarkohet gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni. Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, të cilët...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, të cilët vendosën se gjyqtari Vrioni është i papërshtatshëm për vijimin e detyrës, pasi nuk arriti të justifikojë pasurinë e tij.

Kujtojmë se gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu, ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Ky vendim solli reagime të forta, pasi u përfshinë edhe vetë ndërkombëtarët.

Arben Vrioni kryesonte trupin gjykues në 6 dhjetor të vitit 2016, kur vendosi të lironte me kusht Lulzim Berishën, pasi i kishin ngelur edhe 5 vite të tjera për të kryer dënimin e tij./old.apel.media