Shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi

Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Thomas Logoreci në të njëjtin ...
Shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi
Foto: Shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi

Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Thomas Logoreci në të njëjtin institucion. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Pas këtij vendimi, Elezi detyrohet të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë si dhe dokumentacionin e pajisjeve të punës.