“Shkarkimet me minimum”/ KESH informon: Nuk ndikon në zonën e Nën Shkodrës

Drejtori i KESH-it, Benet Beci ka komentuar situatën intensive të reshjeve, ku tha se shkarkimet janë në minimum. 

Ndërkaq, KESH qetëson banorët e zonës së nën-Shkodrës, pasi thekson se reshjet e shiut nuk ndikojnë. 

Statusi i plotë: 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.