Shkak një shkëndije elektrike, përfshihet nga flakët banesa në Lukovë

foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga  flakët mbrëmjen e sotme në Lukovë.

Shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  

“Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.