Shifra alarmante në Spanjë/ Mbi 25.000 raste ditore me COVID

Spanja ka regjistruar numrin të lartë të rasteve ditore me koronavirus, raportojne mediat vendase.

Gjatë 24 orëve në Spanjë janë shënuar 25,595 të prekur, duke shënuar rekordin për të dytën ditë radhazi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 239 pacientë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 35,878 në Spanjë, e cila miratoi gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.