Shfaqja nga Sarajeva fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë

Shfaqja “Muhamed Ali, the one and only” (Muhamed Ali, një dhe i vetmi) ka fituar çmimin kryesor në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar të teatrit “Prishtina International Theatre Festival”.

Çmimi kryesor i jurisë së ekspertëve u dorëzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në hapjen dhe mbylljen e këtij festivali.

Regjisori i kësaj shfaqjeje nga Bosnjë dhe Hercegovina, Dino Mustafiq, nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Por është lexuar mesazhi me shkrim i Mustafiqit, i cili ka thënë se është turp që këto dy shtete ende kanë regjim të vizave, të vetmet në Ballkanin Perëndimor.

Shfaqja “Hëna e përgjakur”, me skenar dhe regji të Ana Gjorgjeviç nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi, e cila u shfaq në mbrëmjen e fundit, fitoi një çmim special nga Komiteti Organizativ i Festivalit.

Kushtrim Koliqi është shpallur regjisori më i mirë për shfaqjen kosovare “Babai dhe babai”, ndërsa çmimin kryesor të aktrimit e ka fituar aktorja Ilire Vinca nga e njëjta shfaqje.

Juria mediatike zgjodhi shfaqjen “Babai dhe Babai” si shfaqjen më të mirë.

Juria studentore ia ndau çmimin shfaqjes maqedonase "Here, Kitty Kitty".

Në garë pati edhe shfaqje nga Kroacia dhe Shqipëria.

Nga 20 deri më 26 maj ka zgjatur edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Prishtinës “Burbuqe Berisha” në Kolegjin AAB në Fushë Kosovë, afër Prishtinës.