“Shfaqja më e madhe realizuar ndonjëherë”, Dua Lipa poston foto nga koncerti në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mbylli më 28 Nëntor turin e saj “Future Nostalgia”. Nëpërmjet një postimi në instagram Dua falenderon të gjithë pjesmarrësit, ndërkohë që shfaqet me flamurin kuq e...
“Shfaqja më e madhe realizuar ndonjëherë”, Dua Lipa poston foto nga koncerti në Tiranë
Foto: “Shfaqja më e madhe realizuar ndonjëherë”, Dua Lipa poston foto nga koncerti në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mbylli më 28 Nëntor turin e saj “Future Nostalgia”.

Nëpërmjet një postimi në instagram Dua falenderon të gjithë pjesmarrësit, ndërkohë që shfaqet me flamurin kuq e zi.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit përfunduan në Tiranë, në Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz shfaqja jonë më e madhe solo e realizuar ndonjëherë, u bë në ditën e Pavarësisë! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja, e rrethuar me njerëzit më të mrekullueshëm për të ndarë emocionet. “Future Nostalgia” përgjithmonë!”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e fotove të saj në Instagram.