Shfaqet në rajon sëmundja e bagëtive ‘Gjuha Blu’

Kërkuesi shkencor Kujtim Mersini , ka vënën alarmin se në rajon është shfaqur sëmundja e gjuhës blu tek bagëtitë.

Kjo sëmundje është e rrezikshme tek bagëtitë.

Statusi plotë

Shfaqet sërisht në rajon sëmundja e Gjuhës Blu. Rasti është raportuar në Bashkinë e Kërçovës, Maqedoni e Veriut, që është rreth 35 km larg kufirit me Shqipërinë. Gjuha blu përhapet nga insektet dhe zona e mbrojtjes për këtë sëmundje duhet të shtrihet në një rreze 100 km, që do të thotë se shërbimet veterinare në qarqet Tiranë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike për të zbuluar rastet sa më shpejt.

Në Shqipëri gjatë epidemisë së gjuhës blu, që filloi në vitin 2014, u prekën 260.000 krerë bagëti nga të cilat 10.000 ngordhën dhe prodhimtaria tek të mbijetuarat u ul në mënyrë drastike.