“Shëtitje me tank” në rrugët e Drenasit

Në rrugët e qytetit të Drenasit është parë një automjet i pazakontë.   

Bëhet fjalë për një makinë që ngjanë me një tank lufte dhe thuhet se është ndërtuar nga një qytetar i kësaj Komune.Osman Bogaj, një qytetar nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një fotografi ku shihet ai duke drejtuar automjetin në fjalë.

“Tanku” shihet se ka ngjyrat e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa fotografitë janë publikuar nga Avdush Cakaj.

“Tanke, Made in Komorani, se paskam ditur që në Komoran, ka punëtori për prodhimin e tankeve deri sa e pash vet, si do që të jetë qenka një punim i mirë dekorues i punuar  nga Osman Bogaj”, shkruan Cakaj.