Sherri në Tiranë/ Personazhi problematik i rrjeteve sociale u godit nga dy të rinj! Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për një video të publikuar në disa portale, ku shihet një person që dhunohet nga dy burra të tjerë në orët e mbrëmjes në kryeqytet. Në videon e bërë virale shfaqet...
Sherri në Tiranë/ Personazhi problematik i rrjeteve sociale u godit nga dy të rinj! Policia jep detaje
Foto: Sherri në Tiranë/ Personazhi problematik i rrjeteve sociale u godit nga dy të rinj! Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për një video të publikuar në disa portale, ku shihet një person që dhunohet nga dy burra të tjerë në orët e mbrëmjes në kryeqytet.

Në videon e bërë virale shfaqet një personazh i rrjeteve sociale me pseudonimin “Kebe”, i cili numëron disa mijë ndjekës në “Tik-Tok” apo “Instagram” dhe në videot që poston shihet teksa ofendon personazhe të ngjashëm me të.

Ai shihet teksa goditet disa herë me grushte e shkelma, ndërsa Blutë e kryeqytetit kanë sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta dhe të tre personat e proceduar për ngjarjen kanë qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

– D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.