Një 20-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është plagosur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Për fat të mirë, sipas raportimeve të policisë, shtetasi me iniciale A.D ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mësohet se policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç, banues në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ apel.media