Sherr midis disa personave në Korçë/ Plagoset i riu

Mbrëmjen e sotme mësohet se në qytetin e Korçes ka ndodhur një konflikt i çastit, midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” . Sipas policisë, gjatë konfliktit eshtë dëmtuar me mjete të...
Sherr midis disa personave në Korçë/ Plagoset i riu
Foto: Sherr midis disa personave në Korçë/ Plagoset i riu

Mbrëmjen e sotme mësohet se në qytetin e Korçes ka ndodhur një konflikt i çastit, midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” .

Sipas policisë, gjatë konfliktit eshtë dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.