Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 16-vjeçari në Tiranë

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 16-vjeçari në Tiranë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në periferi të Tiranës këtë të premë. I lënduar ka mbetur një adoleshent 16 vjeç, i cili sipas policisë, është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.

I plagosuri është transportuar në spital.

 
“Në rrugën ‘Kasem Shima’, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi zyrtarisht policia.