Sherr mes disa personave tek shkolla “Çajupi” në Tiranë

Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës “Çajupi”.

Burime për media bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë disa persona.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar katër persona pasi dyshihet se janë përdorur sende të forta.

Ndërkohë, një person është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariatin nr.4.