Sherr mes disa personave në Durrës, një prej tyre përfundon në spital

Një sherr mes disa personave ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Policia sqaron se  ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 18 dhe dyshohet se pas një konflikti të çastit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe  shoqërimi e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.