Sherr mes bandave italo-shqiptare për kontrollin e drogës/ Theren me thikë me njëri-tjetrin

Një sherr i madh ka ndodhur midis bandave rivale italo-shqiptare, të cilat janë përleshur me njëra-tjetrën me thika pas një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Jesolo, ku grupet shqiptare janë përplasur me ato italiane. Sipas policisë italiane, pista e grabitjes është hedhur poshtë pasi dera e hyrjes së banesës nuk ishte e thyer.

Ndërkaq, mësohet se përleshja mund të ketë ardhur për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Të rinjtë kanë nxjerrë thikat duke plagosur njëri-tjetrin dhe tre prej tyre kanë përfunduar në spital,shkruajnë mediat italiane. 

Gjatë sherrit, askush prej tyre nuk arriti t’u shpëtojë goditjeve. Disa prej tyre iu arratisën policisë, ndërsa tre prej tyre kërkuan ndihmë dhe u dërguan në spital.

Ngjarja ka ndodhur në mes të natës, në një godinë në via Nautili, e quajtur “Casa Ester”. Ndërsa në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës është lajmëruar policia.